FOTOT/ Pas ‘paqes’ PS-PD, plas ‘gallata’ në grupet e WhatsApp-it, ironia e Sulës: U kthye dashuria

Pas arritjes së dakortësisë mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçi për ngritjen e Komisioneve Hetimore, për kontratat në Shëndetësi dhe sistemin TIMS, deputetët e Partisë Demokratike u janë bashkuar diskutimeve në grupet e WhatsApp-it të Komisioneve parlamentare ku tashmë njoftohet se mbledhjet do të vijojnë fizikisht pasi “kaosi” pas marrëveshjes” mori fund. Por në njoftimin e parë të mbledhjes së Komisonit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut fizikisht pas trazirave në Kuvend, demokrati Dashnor Sulka nuk i ka kursyer ironitë. Në mesazhin e tij ai shkruan se xhelozia e mërzia në çift mori fund dhe se tashmë u rikthye dashuria.

Dashnor Sula: Rroftë marrëveshja, shpëtoi Shqipëria dhe qeveria. Ene më në fund partia. U kthye demokracia. Shyqyr ia arritëm kësaj dite historike, jemi me fat si brez politikanësh që po përjetojmë çaste kaq të lumtura në jetën tonë të pastër politike dhe në jetën tonë shoqërore kaq mizore. Forca, forca, forca, le të pasi nga inati (EK) sa të jetë gjallë (SB) dhe (ER) jemi të qetë dhe të lumtur. S’kemi frikë as nga Putin, ndërsa nga SPAK as që na shkon ndër mend. Kështu që Zoti na i ruajtë dhe na i dhëntë jetë e përjetë. Ju përqafoj me shumë mall pas 5 muajsh që përfundoi xhelozia e mërzia në çift dhe u kthye dashuria. Kolegë të nderuar, mos e ngatërroni fjalën çift, pasi s’e kam për burrë dhe grua, e kam për çiftin e dashuruar PS-PD. Ky ishte amendament se na merr malli 5 muaj pa bërë asnjë ndërhyrje në projektligje.Unë personalisht jam shumë i lumtur, pasi qeveria më në fund na u dha, (dielli në gusht), kështu thonë shprehjen italianët kur të japin atë që të takon dhe je i lumtur kur e merr.

FOTOT/ Pas 'paqes' PS-PD, plas 'gallata' në grupet e

MESAZHET
FOTOT/ Pas 'paqes' PS-PD, plas 'gallata' në grupet e

MESAZHET
FOTOT/ Pas 'paqes' PS-PD, plas 'gallata' në grupet e

MESAZHET
FOTOT/ Pas 'paqes' PS-PD, plas 'gallata' në grupet e

MESAZHET
FOTOT/ Pas 'paqes' PS-PD, plas 'gallata' në grupet e

MESAZHET
FOTOT/ Pas 'paqes' PS-PD, plas 'gallata' në grupet e

MESAZHET

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe  opozites atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe velrësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.

Lajme të tjera |  Basha uron partitë politike në Kosovë për zgjedhjet: Proces shembullor dhe festë demokracie që nderon sakrificat për liri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us