Franca dhe Gjermania përballen me përmbytje, kërkojnë ndihmë nga vendet e BE-së

Franca dhe Gjermania janë përfshirë nga moti i keq i cili ka sjellë përmbytje në disa rajone, duke i detyruar të kërkojnë ndihmë nga vendet e tjera të BE-së. Franca iu përgjigj thirrjes, duke ofruar ndihmë për Gjermaninë, e cila përfshinte barriera për frenimin e përmbytjeve dhe 16 automjete. Nga ana tjetër, pompa uji të shumta pritet të nisen nga Holanda, Çekia dhe Sllovakia për në Francë.

Shumë vende të tjera fqinje si Austria, Hungaria, Suedia, Sllovenia dhe Sllovakia kanë ofruar gjithashtu ndihmën e tyre në rast nevojash të mëtejshme, shkruajnë mediat e huaja.

“Me fillimin e vitit të ri, solidariteti i BE-së nuk lëkundet. Edhe një herë, ndihma e shpejtë dhe vendimtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për rajonet e goditura nga përmbytjet e Gjermanisë dhe Francës qëndron si një dëshmi e forcës së unitetit”, tha Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic.

Lajme të tjera |  Rama ‘FIRMOSI’ 78 mandate të sigurta, Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën!

Megjithatë, për disa, situata aktuale e përmbytjeve për shkak të shirave të dendur është një rast i pakëndshëm dhe i përjetuar më parë. Për herë të dytë në dy muaj, rajoni i Pas-de-Calais në Francë është në alarm të kuq, që do të thotë se ka rrezik për jetën për shkak të përmbytjeve.

Zona të mëdha në Gjermani prej ditësh janë nën ujë, si Saksonia e Ulët dhe Bremeni, të cilat mbeten në alarm. Reshjet e dendura të shiut të mërkurën shkaktuan një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në disa lumenj, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të mëdha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us