Fredi Beleri del nga qelia ditën e ndërrimit të viteve, shkak, ngjarja e rëndë!

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet pas hekurave, do të lërë qelinë ditën e sotme, për vetëm gjashtë orë. Arsyeja nuk do të jetë festimi i ndërrimit të viteve, por humbja e gjyshes së tij. Pasi është vënë në dijeni për lajmin e hidhur, Beleri ka aplikuar për leje, që i është aprovuar nga Ministria e Brendshme.

Beleri do të shoqërohet nga punonjës policie, nga fillimi i ceremonisë mortore, deri në fund të saj. Më pas, nën masa të rrepta sigurie, do të kthehet sërish në qeli.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës.

Lajme të tjera |  Nga 1 korriku hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve Shqipëri–Itali, ISSH publikon udhëzuesin zyrtar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us