“Fredi Beleri do zgjidhet eurodeputet nga burgu”, Sekretari i OMONIA-s habit me deklaratën!

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, Marin Suli tha se Fredi Beleri do të fitojë zgjedhjet si eurodeputet, edhe pse ndodhet në burg.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se do ta mundë dy herë Edi Ramën dhe do hyjë në librin e rekordeve  Guinness.

Teksa komentoi vizitën e Ramës në Athinë, Sula u shpreh se “ai shkoi për të provokuar me datën 12 dhe shkoi me atë gjoksin me gropë të labit dhe u tha se kush nuk më pëlqen mua përfundon si Fredi Beleri”.

“Beleri ka dalë nga primaret e PBDNJ dhe ka fituar zgjedhjet nga burgu. Falë Edi Ramës do të fitojë prapë zgjedhjet si eurodeputet dhe do hyjë në librin Guinness  si njeri që e mundi dy herë Edi Ramën nga burgu. Është aftësi sondazhesh dhe mediat greke thonë se del ose i treti ose i katërt.

Rama shkoi për të provokuar me datën 12 dhe shkoi me atë gjoksin me gropë të labit dhe u tha se kush nuk më pëlqen mua përfundon si Fredi Beleri.

Lajme të tjera |  Erdogan "qetëson" Greqinë: Nuk iu bëjmë gjë, nëse qendroni mirë

Ata gjyqtarët që e dënuan po na dalin me vendime gjykatash dhe gënjejnë në ditën me diell. I bëri thirrje emigrantëve dhe tha hajde investoni në Shqipëri. U tha sillni lekët tuaja që t’i vjedhin këta drejtorët e mi se kam ca ustallarë në Tiranë që të rruajnë. Kjo ndodh çdo ditë. Ne flasim dhe në Bashkinë e Tiranës vidhen 26 milionë euro tendera”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us