Fredi Beleri: Në burg më ka vizituar Janullatos, më tha se duhet të kemi durim dhe besim te Zoti se do dalim faqebardhë

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, tha në një intervistë se gjatë qëndrimit në paraburgim e kanë vizituar disa zyrtarë të lartë grekë, përfshirë 2 ministra.

“Vizita që më ka dhënë më shumë shpresë ishte ajo e Janullatos që më tha se duhet të kemi durim dhe besim te Zoti se do dalim faqebardhë.

Kanë ardhur 2 ministra grekë, që i njihja para se të bëheshin ministra, një eurodeputet dhe një deputet.

Nga politika shqiptare ka ardhur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso”, tha Beleri.

Fredi Beleri, është shprehur se shkeljet e ligjit dhe vjedhja e votave për të cilat ai akuzohet dhe po mbahet në burg, janë thjeshtë imagjinare.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Ai tha se Bashkia e Himarës po mbahet peng nga koalicioni i hajdutëve të pronave.

Por ai premtoi se ata nuk do ia dalin ta “rrëmbejnë” Bashkinë e Himarës, pasi sipas tij, himariotët janë kokfortë dhe të vendosur në të drejtën e tyre.

“Këtu barazia ligjore nuk funksionon. I gjithë opinioni publik shqiptar po manipulohet sikur Greqia po i bie në qafë gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur një njeri që sipas tyre ka vjedhur vota.

Shteti grek ka dosjet dhe nuk do i futeshe në një debat kaq të madh nëse do të besonte se në këtë çështje kam faj apo kam bërë shkelje të ligjit. Shkeljet e ligjit janë imagjinare, janë me regji, por unë besoj se e vërteta do të dalë. Pse duhet të mbahet Bashkia nga njerëz që po e mbajnë sot? Është diçka që të gjithë duhet ta mendojnë.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Koalicioni i hajdutëve të pronave, nga njëra anë janë hajdutët e pronave, ndërtimet pa leje dhe abuzuesit me tenderat dhe nga ana tjetër populli i Himarës. I garantoj këtu se nuk do ja dalin, sepse himariotët janë kokfortë, kanë histori dhe nuk tërhiqen”, tha Beleri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us