Emigrantët e paligjshëm që përballen me fluturimet në Ruandë po përpiqen të shmangin kontrollet e Home Office mbi vendndodhjen e tyre për të shmangur grumbullimin për t’u larguar. Daily Mailraporton se mijëra emigrantë mund të jenë ‘zhdukur’ në Britaninë e Madhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti.
5,584 emigrantë të liruar me kusht tashmë nuk dihet se ku ndodhen dhe nuk janë nën monitorimin e autoriteteve. Mes tyre numëtrohen dhe 1 mijë e 633 shqiptarë që kanë shmangur 16,028 herë kontrollet të cilat kryhen rregullisht me telefon, përmes internetit ose ballë për ballë në komisariatet e policisë.
Qeveria tha në fund të shkurtit se më shumë se 33,000 emigrantë të paligjshëm mund të largoheshin në Ruandë. Por, shifrat tregojnëse një në gjashtë prej tyre kanë thyer rregullat e lirimit me kusht dhe mund të jenë arratisur.
Një dokument zyrtar informues i brendshëm i Zyrës së Brendshme vitin e kaluar paralajmëroi për rrezikun e zhdukjes së migrantëve.
“Koha e kaluar midis humbjes së kontaktit me individët dhe fillimit të përpjekjeve për gjetjen e tyre mund të jetë e gjatë. Sa më pak kohë të ketë kaluar një person në MB, aq më e vogël është gjurma e tij,”- thuhej në të.
Tim Loughton, deputet konservator për East Ëorthing dhe Shoreham, paralajmëroi në shkurt për ‘mundësinë mjaft të fortë’ që një numër i konsiderueshëm i 33,085 emigrantëve të liruar me kusht në atë datë mund të zhdukeshin sepse nuk ishin në qendra të sigurta.
Home Office theksoi: Individët që kanë dështuar të raportojnë një herë mund të raportojnë përsëri në javët në vijim.
Mbrëmë Ministria e Brendshme refuzoi të jepte numrin aktual të emigrantëve të liruar me kusht që tani jetojnë të lirë në MB. Shifra ka të ngjarë të jetë rritur që nga 33,085 që ishin në muajin shkurt.
DailyMail ka mësuar identitetin e një emigranti ilegal shqiptar, 28 vjeç, i cili jetonte nën vëzhgim dhe kishte frikë se mos niset për në Ruandë për herë të dytë pas një anulimi që iu bë verën e kaluar.
Ai dhe gjashtë të tjerë u çuan në shkallët e një avioni të Home Office për deportim, por fluturimi u anulua pas një vendimi të minutës së fundit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Atij i ishte refuzuar azili, pavarësisht se pretendonte se ishte një viktimë e skllavërisë modern. Shqiptari, emrin e të cilin nuk e kanë publikuar pretendonte se ishte larguar nga Shqipëria për të shmangur detyrimin në një bandë droge, ndërsa aktualisht ka humbur qëllimisht kontaktet me Ministrinë e Brendshme.