Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, njerëzit dalin në rrugë

Tërmeti trondit sërish Turqinë! Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë me qendër në Silivri të Stambollit sapo ka ndodhur. Lëkundjet e para janë ndjeerë në orën 12.49 me orën lokale. Sipas informacionit në faqen e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Marmara, në lagjen Silivri të Stambollit. Është konstatuar se tërmeti, i cili është ndjerë në Stamboll dhe provincat përreth, pasi ka ndodhur në një thellësi prej 6.92 kilometrash.

Qytetarët kanë dalë të gjithë në rrugë, të tmerruar dhe të frikësuar nga lëkundjet e tokës.

PAMJET NGA STAMBOLLI:

Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë,Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë,Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë,Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë,Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë,

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi në rrjetet sociale se të gjitha shërbimet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet në terren për të vlerësuar dëmet e mundshme.

Lajme të tjera |  Nga 21 Dhjetori në Tiranë, Rama "shkon" te Lungomare në Vlorë: Keni 48 orë kohë të lironi trotuarët

“I uroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti,”- ka shkruar Yerlikaya.

Për momentin nuk ka informacion zyrtar për viktima apo dëme materiale./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us