“Fshatra të boshatisur dhe emigrim masiv”/ Gjekmarkaj: Mirdita mbetet e tradhtuar dhe e prerë në besë nga pushteti në ikje!

Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, njëherësh edhe nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me banorët e Rrëshenit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Gjekmrakaj, zbulon temat që u diskutuan gjatë takimit me demokratët e Rrëshenit.

Gjekmarkaj thotë se qeveria ka braktisur veriun dhe këtë e dëshmoi edhe me buxhetin e miratuar së fundmi që, sipas tij nuk parashikon asnjë investim serioz.

Ai shprehet se këtij realitet dëshpërues nuk i ka shpëtuar as Mirdita.

Postimi i plotë

Këtë mbrëmjë me demokratë e qytetar të Rreshenit! Qeveria bashkë me mëkëmbësit e tij, ka braktisur veriun dhe këtë e dëshmoi edhe me buxhetin e miratuar së fundmi që nuk parshikon asnjë investim serioz. Këtij realiteti dëshpërues nuk i ka shpëtuar as Mirdita.

Lajme të tjera |  SHKARKIME, PRESIONE dhe debate, zbardhet MESAZHI i Ramës gjatë mbledhjes në Bashkinë e Vlorës!

Gjatë takimit me demokratë dhe qytetarë të kësaj treve të mbushur me histori, qëndresë, kulturë e mikpritje, ankesat dhe shqetësimet janë të pafundme, çka dëshmon inekzistencën e dorës së qeverisë në ikje. 100 familje janë ende pa strehë pasi nuk është parashikuar buxhet nga qeveria. Që nga Marsi i viti 2023 është bllokuar po nga qeveria edhe bonusi i të pastrehëve pasi nuk ka asnjë rimbursim.

Shkollat në Mirditë kanë shumë pak nxënës, mësimi në klasa kolektive e ka dëmtuar proçesin të nxënit, vendet e reja të punës një ëndërr në sirtar, mungesa e energjisë elektrike realitet i përditshëm dhe presioni me ndihmën sociale për të pamundurit, një kërcënim i vazhdueshëm. Bashkia Mirditë, mbetet e tradhëtuar dhe e prerë në besë nga pushteti në ikje!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us