Ka ndodhur takimi i radhës i shumëpritur mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Të dy u takuan në funeralin e Papa Françeskut, duke shënuar bisedën e radhës që nga grindja që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë. Liderët e Amerikës dhe Ukrainës folën për rreth 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një takim që Zelenskyy e cilësoi si “një takim që ka potencialin të jetë historik”.
Shtëpia e Bardhë e përshëndeti gjithashtu takimin si “shumë produktiv” duke shtuar se të dy po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që është ndezur për më shumë se tre vjet. Më vonë atyre iu bashkuan kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët përqafuan ngrohtësisht Zelenskyy-n. Por çfarë u tha mes tyre?
Një lexues i buzëve thotë se Trump i ofroi Zelenskyy-t një “siguri” se ai donte t’i jepte fund luftës. Nicola Hickling zbuloi se Zelenskyy i tha Trumpit: Do të doja që ta bënit, por jo në këtë mënyrë.
Trump më pas u përgjigj: Kjo është një strategji shumë interesante, keni fjalën time.
Trump nuk e la Macron të merrte pjesë në takim?
Duke analizuar takimin historik, Hickling sugjestionoi se kishte një shkëmbim të ftohtë midis Trump dhe Macron, kur presidenti francez tentoi që të ulej bashkë me ta. Në këtë moment, Trump i tha: Nuk ke të drejtë këtu, kam nevojë që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu.
Pas bisedës, Zelenskyy tha: Takimi i mirë. Kemi folur shumë. Unë shpresoj që të kemi rezultate për të gjitha ato që kemi diskutuar. Duam një armëpushim të plotë dhe pa kushte. Një paqe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër. Një takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta. Faleminderit Presidentit Trump!
Presidenti amerikan sulmoi Putinin

Më pas, Trump dhe Zelenskyy zbritën shkallët e bazilikës, ku lideri ukrainas u përshëndet me ovacione, përpara se të uleshin në rreshtin e parë. Pas takimit me Zelenskyy-n, Trump u kthye shpejt kundër Vladimir Putin – duke vënë në dyshim gatishmërinë e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan tha se kishte frikë se po “lëkundej” nga Putini pasi Moska vazhdoi të sulmonte Kievin.
“Nuk kishte asnjë arsye që Putini të lëshonte raketa në zonat civile, qytetet në ditët e fundit. Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më mashtron, shumë njerëz po vdesin, ndoshta duhet të vendosim sanksione dytësore,” – shkroi Trump. Por po ashtu ka kërcënuar se SHBA-të do të tërhiqen nga bisedimet e paqes nëse Zelenskyy nuk e pranon marrëveshjen e fundit.
Shtëpia e Bardhë deri më tani ka refuzuar të mbështesë kërkesën e Rusisë që Ukraina të tërhiqet nga territori i katër rajoneve të Ukrainës që presidenti Vladimir Putin pretendon se i ka aneksuar. Kështu tha një pjesëmarrës në bisedimet e paqes për “Neë York Times”. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë kërkesën një kusht “të paarsyeshëm dhe të paarritshëm”. Kremlini shpalli të paligjshëm aneksimin e katër territoreve – Donetsk, Lugansk, Zaporozhye dhe Kherson, pas një referendumi në fund të vitit 2022 – duke i inkorporuar ato në kushtetutën ruse, në një lëvizje që nuk ka legjitimitet ndërkombëtar.
Edhe pse Moska i ka shpallur këto provinca, së bashku me Krimenë, si territor rus, ajo nuk i kontrollon plotësisht. Rusia aktualisht zë rreth 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Luganskut, dy të tretat e rajonit të Donetskut dhe rreth 73% të rajoneve Zaporozhye dhe Kherson, sipas “Kiev Independent”.
Çfarë u thanë njerëzit e Trump negociatorëve ukrainas?
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti pretendimet territoriale të Rusisë të mërkurën në një intervistë me Le Point të Francës, duke pretenduar se qëllimet e operacionit ushtarak rus “nuk kanë ndryshuar”. Ndërsa sipas Neë York Times, zyrtarët e administratës së presidentit amerikan Donald Trump u kanë thënë negociatorëve ukrainas se SHBA nuk do të mbështesë kërkesat ruse për kufizime në madhësinë ose aftësitë e ushtrisë ukrainase dhe do të kundërshtojë kontrollin rus të të gjitha territoreve të okupuara