“Furtuna e Vlorës” do të vazhdojë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Shkodër, Rama: Për këtë e morëm mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ajo që ka nisur në Vlorë, do të shtrihet edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Kryeministri Edi Rama, përmes një komunikimi online me qytetarët nga rrjetet sociale, ka ndarë një mesazh për të gjithë ata që kanë zënë hapësirat publike.

Rama ka paralajmëruar se e njëjta gjë që po ndodh në Vlorë do të vijojë dhe në Tiranë, Fier, Durrës dhe Shkodër.

Sipas tij, këto qytete kanë njohur një zhvillim të vrullshëm dhe pritet të përballen me sfida të reja.

“Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë do ta bëjmë në Tiranë, Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë një hov të madh dhe do të përballen me sfida të reja,” deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë u ndal edhe te problematika e furnizimit me ujë, duke e quajtur të papranueshme që qytetet bregdetare si Vlora të vuajnë nga mungesa e ujit për shkak të paaftësisë.

“Është e papranueshme që Vlora të vuajë për furnizim të rregullt me ujë, aty ku furnizimi me ujë nuk pengohet nga mungesa por pengohet nga paaftësia dhe paturpësia. Menjëherë problemi të zgjidhet sapo ndryshon koka e punës”, tha ai.

Rama shtoi se projektet e reja synojnë të krijojnë vlerë të shtuar për komunitetet dhe të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.

“Besoj që kjo do të krijojë vlerë të shtuar. Kemi shumë projekte të rëndësishme. Për këtë e kemi marrë mandatin e katërt” tha kryeministri.

Lajme të tjera |  Projekti! E paguan qeveria, si mund të riparoni shtëpitë? Aplikimet hapur deri në janar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us