Fushatë apo humanizëm? Spaho: PS ndan thasë me miell në këmbim të votës. Gazetari: Janë ndihma të Kishës

Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është ‘ndezur’ dhe teksa ndajnë pak ditë nga votimi, nuk kanë munguar as akuzat e partitve politike kundra njëra-tjetrës. Rasti i fundit është referuar në Maliq.

Drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Edmon Spaho ka akuzuar Partinë Socialiste për blerje votash në Maliq. Spaho ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, ku shihen dy të moshuara me thasë me miell. Sipas tij, thasët me miell po shpërndahen në këmbim të votës. Deputeti njofton se rastin do e çojë në SPAK.

Edmond Spaho: Filloi shperndarja e miellit ne Maliq ne kembim te votave. PS po shperndan miell nga shtepite e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato. Shihni fotot e maskarenjve qe shperndajne miell per vota dhe qe pretendojne te na fusin ne Europe.
Neser do ju bej kallzim penal ne SPAK.

 

Sa i përket rastit, një reagim ka ardhur nga gazetari Xhensil Shkëmbi, i cili pretendon se thasët me miell nuk po ndahen në kuadër të fushatës elektorale, por janë ndihma ushqimore nga një fondacion për familjet në Maliq. Gazetari shprehet se ai vetë është pjesëtar i komunitetit kishtar në Maliq dhe çdo muaj Kisha Ungjillore për shkak të problemeve të shumta sociale të komunitetit të Qarkut të Korçës për më shumë se 200 familje në nevojë u ka ofruar ndihma ushqimore. Sipas tij publikimi i dy zonjave në rrjet është një cenim i së drejtës së pavarësisë dhe një fyerje, duke i akuzuar për shitje vote, në këmbim të një thesi me miell.

Lajme të tjera |  Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë emigrantë nga Britania

Gazetari Xhensil Shkëmbi: Jam pjesëtar i komunitetit kishtar në Maliq prej më shumë se 8 vitesh. Çdo muaj, Kisha Ungjillore për shkak të problemeve të shumta sociale të komunitetit të Qarkut të Korçës për më shumë se 200 familje në nevojë u ka ofruar ndihma ushqimore e jo vetëm. Familje të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike, edhe për faj të politikës. Ndërsa këto ndihma janë pjesë e një projekti të fondacionit Hope for Albania, 3-vjeçar, ku shpërndahen për Krishtlindje dhe Pashkë. Kisha asnjëherë nuk e ka patur për qëllim të ngatërrojë humanizmin me politikën sepse kisha është fe, është familje, është atdhe. Krejt ndryshe nga politika. Zoti Spaho, gratë të cilat i kishit ekspozuar në foto (duke shkelur rëndë privatësinë e individit) janë ndjerë të fyera nga ana juaj. Barrë të rëndë ke marrë përsipër shoku deputet!

Ngelet për tu parë se si qëndron e vërteta, nëse deputeti demokrat do e referojë rastin në SPAK.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us