Futbolli italian ditën e sotme është në zi. Është ndarë nga jetë ish-presidenti i Milanit.
Giuseppe “Giussi” Farina ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare, duke lënë prapa shumë trishtim. Një lajm i trishtë që ka tronditur të gjithë.
Farina ishte presidenti i fundit i Milan para ardhjes së Silvio Berlusconit, ku e mbajti për 4 vite këtë post te kuqezinjtë. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pronar edhe i ekipeve si Padova dhe Vicenza, ku ka bërë arritje fantastike në Serie A në sezonin 1977-1978.
Ndërkohë pasionin e tij për futbolli e ka vazhduar edhe te skuadra të tjera si Audace, Valdagno, Legnago, Schio, Rovigo, Belluno, Rovereto, Modena dhe Palù.