Futbolli në zi / Mesfushori brazilian ndërron jetë pak minuta para ndeshjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, kur një futbollist, i cili ishte gati për të luajtur, ndërroi jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Gabriel Popo pasi u nda nga jeta në moshën 26-vjeçare. Ai ishte gati të luante në një ndeshje për XV de Jau kundër Uniao Suzano, e cila u anulua pas incidentit.

Mesfushori pësoi një problem shëndetësor dhe u dërgua me urgjencë në spitalin në Sao Paulo, ku më pas ndërroi jetë.

Klubi i tij bëri homazhe në një deklaratë ku shkruhej: “Gabriel Popo, përgjithmonë në zemrat tona.

Asgjë nuk na përgatit për lamtumirë si kjo. Popo na la shumë shpejt, por gëzimi, talenti dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten të gjallë tek secili prej nesh.

Lajme të tjera |  Mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, Anthony Caci kërkohet nga klubi i Premier League

Popo, do të luajmë, do ta veshim këtë fanellë dhe do të kthehemi më të fortë për ty!”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us