Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta vëzhguesi i FSHF-së dhe ish gjyqtari i njohur i kampionatit shqiptar

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-arbitrtin dhe vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mentor Sopjanin që është ndarë nga jeta.

Në moshën 54-vjeçare, Sopjani nuk arriti dot të mposhtë sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej muajsh. Lajmi është bërë i ditur nga ish-arbitrti Sokol Çekaj në rrjetet e tij sociale.

“Një lajm i hidhur për komunitetin tonë të arbitrimit, një nga miqtë dhe shokët, u nda jeta në moshë të re.

Ngushëllime familjes e të afërmeve të Mentor Sopjanit.

Zoti të pastë në parajsë miku ynë”, shkruan Çekaj.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nga shqiponjat dykrenare e fëmijëve te vërshëllimat që shurdhuan kapitenin Mitroviç, shikoni çfarë ndodhi gjatë himnit të Serbisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us