‘Futi në xhep’ Vlahovic me shokë, Ardian Ismajli reagon pas performancës fantastike ndaj Juventusit

Ardian Ismajli ishte padiskutim lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen mes Empolit dhe Juventusit të mbyllur në barazim pa gola mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për javën e 4-të të Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte arsyeja kryesore pse kundërshtarët nuk arritën të shënonin gol duke mbajtur të sigurtë zonën e tij. Ismajli neutralizoi totalisht sulmuesin kryesor të Juventusit, serbin Vlahovic i cili u vlerësua me notën më të dobët në rradhët e bardhezinjvë.

Për këtë performancë fantastike, Ismajli falenderon Zotin teksa me një postim në profilin e tij në Instagram shkruan: Plani i Zotit, +1

Lajme të tjera |  25 milionë euro, Leo Messi i bën kërkesën e papritur Inter Miamit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us