Futsal Euro 2026/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës më 12 prill

Kombëtarja e Futsallit do të luajë më 12 prill ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian “Futsal 2026”.

Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit 6, së bashku me Armeninë, Kazakistanin dhe Danimarkën. Shqipëria renditet në vendin e tretë, me tre pikë të grumbulluara.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kjo ndeshje do të zhvillohet në sallën e sportit “Mizahir Isma”, në Rahovec të Kosovës. Ndeshja do të nisë në orën 19:00.

Në ditët në vijim, trajneri Erind Resuli do të shpallë listën me futbollistët e grumbulluar për këtë përballje.

Lajme të tjera |  Klopp trajner i Realit? Agjenti u jep fund dilemave, zbulon të ardhmen e gjermanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us