Gara për “SHEFAT” e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290 emra, 9 prej tyre janë gra. Panganika ankimon renditjen

Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me 290 emra kandidatësh, të cilët garojnë për 48 pozicione drejtuese në 12 Drejtoritë Vendore në të gjithë qarqet e vendit. Komisioni i ngritur për të shqyrtuar emrat e kandidatëve do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët, të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

Nga 290 kandidatë, vetëm 9 prej tyre janë drejtuese gra e vajza që kërkojnë rritje në karrierë. Në garë janë: Alda Prela, shefe e Kartotekës Kriminale në Policinë e Lezhës, Edjona Dano, shefe e Krimeve në Komisariatin nr. 6., Amarilda Shabani, Enerjeta Aliaj, Ermonela Matuka, Geralda Mançellari, Nadire Gjinali, Nertila Meta dhe Vera Vasia. Por, po nga 290 emrat e përzgjedhur ka ardhur edhe ankimimi i parë. I vetmi që ka dorëzuar ankesën e tij është drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, i cili u rendit i 16-i në listë duke grumbulluar 66 pikë.

“Policia e Shtetit- Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c” dhe “l” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, të datës 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, si dhe në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 1450, të datës 31.10.2024 “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin “Shef Komisariati, në Drejtoritë Vendore të Policisë”, pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve publikon emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”,”-njofton Policia, bashkë me publikimin e listës.

LISTA E PLOTË:

Gara për "SHEFAT" e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290Gara për "SHEFAT" e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290Gara për "SHEFAT" e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290Gara për "SHEFAT" e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290Gara për "SHEFAT" e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290

Po ashtu, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve përfundoi dje shqyrtimin e dokumentacionit dhe intervistave të zhvilluara nga kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit. Një ditë pas publikimit të listës, në media po qarkullojnë disa nga emrat që pritet të emërohen si drejtues të disa prej drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit. Emrat që po përfliten në media nuk janë konfirmuar zytarisht nga kryepolici Ilir Proda.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Sipas raportimeve, Vilson Bala, aktualisht drejtor i “Operacionales”, do të marrë drejtimin e Policisë së TiranësElidon Çela, i dyti në listën e performancës dhe ish-drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore së Tiranës do të marrë detyrën si i pari i Policisë së BeratitFatmir Lleshaj do të vendoset në Durrës; ndërsa zv.drejtori i Tiranës, Luigj Vathi pritet të emërohet në Lezhë. I treti në listën e kandidatëve, Elton Alushi, nga zv.drejtor i Policisë së Tiranës pritet të marrë drejtimin e VlorësAltin Mena do të emërohet në Elbasan, ndërsa në Shkodër do të caktohet Gentian Berberi.

Vilson Bala – DVP Tiranë
Elidon Çela – DVP Berat
Luigj Vathi – DVP Lezhë
Elton Alushi – DVP Vlorë
Altin Mena – DVP Elbasan
Fatmir Lleshaj – DVP Durrës
Gentian Berberi – DVP Shkodër

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Ilir Proda do i propozojë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha 3 kandidatët me pikët më të larta. Ndërsa funksionet e drejtorit të drejtorisë vendore dhe shefit të komisariatit janë kompetencë e Prodës, i cili do të zgjedhë mes 3 emrave për secilin dikaster.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us