Gara për Tiranën! Xhaçka diferencë të ngushtë me Gjylametin, Rakipi lë pas Qefalinë, Tabaku kryeson nga PD

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në total.

Në kampin socialist, Olta Xhaçka kryeson me një diferencë të ngushtë ndaj Blerina Gjylametit me 69 vota, duke siguruar një vend në Parlamentin e ri. Xhaçka ka siguruar 6.039 vota, ndërsa Gjylameti 5.970 vota.

Po brenda PS-së, Orlando Rakipi ka një epërsi prej 447 votash ndaj Xhemal Qefalisë. Një tjetër emër që ka siguruar mandat nga lista e hapur është ministrja Anila Denaj, e cila u zgjodh përmes kuotës gjinore.

Nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku kryeson nga lista e hapur me 20.058 vota. Ajo lë pas Ilir Alimehmetin, me 17.736 vota.

Në Kukës, kandidati demokrat ka rimarrë Isuf Çelaj mandatin e deputetit falë votave të diasporës. Po ashtu, edhe kandidati socialist Eduard Shalsi ka marrë një mandat, duke shkuar kështu në Kuvend. Sa i përket Vlorës, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e 9-të në këtë qytet.

Lajme të tjera |  PD drejt bojkotit/ A do e drejtojë seancën e parë të Kuvendit? Berisha: S’mund të ndodhë ndonjëherë, vazhdojmë betejën për rikthimin e votës së lirë

Deputetët që do të shkojnë në Parlament janë: Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vëngu, ndërsa nga lista e hapur Damian Gjiknuri, kandidati më i votuar, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Brunilda Mersini dhe i nënti në listë Vasil Llajo.
Në Elbasan, PS ka ruajtur 10 mandatet, ku nga votat e diasporës ka siguruar 93,384 vota në total në këtë qark, nga ana tjetër  PD ka 42,314 vota.

Në qarkun e Fierit, socialistët Dhimitër Kruti dhe Ramion Kurti ndodhen në një garë të ngushtë, me vetëm 117 vota diferencë mes tyre. Ndërkohë në Korçë, Besa Spaho përpiqet të ruajë mandatin nga kolegia e saj socialiste Eslemvera Zake, duke udhëhequr me 566 vota.

Lajme të tjera |  E rëndë në Greqi, gjendet i vetëvarur 41-vjeçari shqiptar

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi për qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e 5, ndërsa Partia Demokratike ka mbetur me 2 mandate

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us