Gara për “Topin e Artë”, favorit nuk është as Lautaro Martinez dhe as Lamine Yamal

Sezoni 2024-2025 nuk ka të njëjtat turne ndërkombëtare si dy paraardhësit e tij, kështu që destinacioni i “Topit të Artë” do të vendoset vetëm nga performancat e klubeve. Ekziston edhe perspektiva e Kupës së Botës për Klube për t’u marrë në konsideratë, përveç kampionateve respektive dhe Champions League.

Pra, cilët janë favoritët për çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror? Në sezonin 2024-2025 Ousman Dembele qendronë në krye me 35 gola dhe 12 asiste. Ndërkohë, ëndrrat e tyre për të fituar më në fund Champions-in është shumë afër realizimit, pasi eliminuan Liverpoolin, Aston Villan dhe Arsenalin, pjesërisht falë golavë të Dembele-s në “Anfield” dhe “Emirates”.

Lajme të tjera |  Luis Enrique i kundërpërgjigjet Mikel Artetës: Shënuam më shumë gola se ju, e meritojmë të fitojmë Champions

Nga pothuajse askund, skuadra e Luis Enrique-s duket si më e mira në Evropë, e udhëhequr nga sulmuesi i tyre “fluturues”. Në vendin e dytë pozicionohet Laime Yamal, ndërsa e mbyll këtë “podium” Raphinha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us