Garancitë shtetërore, kompanitë publike në “sitë” për fitimin, 75% i përket energjisë

Rritja e stokut të garancive shtetërore që janë dhënë për ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera ka bërë që qeveria të ketë një qasje të re për vijimin.

Në Programin Ekonomik të Reformave 2024-2026 pranohet se në vijim institucionet që kërkojnë të përfitojnë nga ky instrument do ti nënshtrohen një analize më të zgjeruar.

Konkretisht dokumenti nënvizon se stoku i borxhit të garantuar (të disbursuar dhe të papaguar), si dhe huatë e garantuara të nënshkruara dhe që pritet të disbursohen, përbëjnë riksun e buxhetit që rrjedh nga detyrimi kontingjent i këtyre garancive.

“Mundësitë e garancive që kërkohen janë të konsiderueshme dhe për këtë arsye ne përfshijmë fonde shtesë në kategoritë përkatëse buxhetore, si shpenzimet e interesit dhe zëri i shlyerjes së borxhit, që mund të nevojiten për të paguar nëse detyrimet e kredisë së garantuar nuk paguhen nga huamarrësit.

Vlerësime të tilla zakonisht bëhen bazuar në sjelljen historike të përfituesve ose në kushtet e tyre financiare aktuale të njohura. Në këto kushte është krijuar një detyrim i akumuluar i subjekteve huamarrëse ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Për të mundësuar arkëtimin e këtyre detyrimeve, që rrjedhin nga të dyja llojet e instrumenteve, garanci apo kredidhënie, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përfunduar së fundmi disa ndryshime ligjore për të angazhuar një strukturë specifike të specializuar me mbledhjen e detyrimeve të prapambetura” thuhet në program.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

I njëjti nënvizon se parashikohet një analizë e përforcuar në dhënien e garancive dhe operacioneve të reja në huadhënie, gjë që pritet të ndikojë në një performancë më të mirë të huamarrësve ndaj detyrimeve të tyre.

“MFE po kërkon të forcojë kapacitetet e analizës dhe vlerësimit të rreziqeve dhe ndikimeve buxhetore që rrjedhin nga garancitë dhe huadhëniet. Asistenca në këtë drejtim synohet të sigurohet përmes programit GDRM të Bankës Botërore, e cila po mbështet vazhdimisht aktivitetet e menaxhimit të borxhit dhe që pritet të ndihmojë edhe në zhvillimin e një kuadri gjithëpërfshirës për dhënien e garancive dhe huadhënien, të mbështetur me një metodologji vlerësimi të formalizuar të fokusuar në administrimin e rrezikut të mundshëm në portofolin e ardhshëm” thuhet në dokument.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Sipas shifrave të përmendura në program në fund të muajit shtator 2023, portofoli i borxhit të garantuar vlerësohet në 44.4 miliardë lekë ose 416 milionë euro (1.9% e PBB-së), duke shënuar një rënie me 7.8 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2022. Garancitë në tregun e brendshëm zënë rreth 38.9% të stokut total të borxhit të garantuar ose 17.3 miliardë lekë, ndërsa garancitë e dhëna në favor të kreditorëve të huaj përfaqësojnë 61.1% të stokut të borxhit të garantuar ose 27.1 miliardë lekë.

“Nga totali i stokut të garancive, mbi 75% e totalit të garancive shtetërore i përkasin sektorit të energjisë, duke reflektuar politikat e qeverisë në drejtim të mbështetjes së sektorit të energjisë, sidomos gjatë krizës më të fundit me të cilën ky sektor u përball. Në periudhën afatmesme, niveli i borxhit të garantuar është planifikuar të mbahet nën nivelin 5% të PBB-së” thuhet në program. /Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us