Gati për Kupat e Europës, Egnatia arrin akordin me sulmuesin e Dritës

Pas fitimit të titullit kampion dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve këtë sezon, ekipi i Egnatias ka nisur të mendojë për përforcimet që do të bëjë
Sipas burimeve pranë klubit rrogozhinas, synimi i parë është sulmuesi i Dritës, Kastriot Selmani. Mes palëve ka pasur kontakte të vazhdueshme javët e fundit dhe 25-vjeçari shihet si një element që pritet t’i bëjë shumë punë ekipit të drejtuar nga Edlir Tetova. Bëhet fjalë për një lojtar që luan në krahët e sulmit dhe njihet për cilësitë e tij shpërthyese. Megjithatë, ai është ende në aktivitet me ekipin e Dritës, sepse kampionati në Kosovë nuk ka përfunduar dhe do të qëndrojë deri në mbyllje të tij për t’iu bashkuar më pas kampionëve të Shqipërisë.

KARRIERA – Selmani njihet si një nga futbollistët më cilësorë në kampionatin kosovar, i cili ka qenë një protagonist absolut në skuadrën e Dritës, ku edhe arriti të fitojë titullin kampion me ta, nën drejtimin e ishteknikut të Egnatias, Zekerija Ramadani. Ai ka luajtur në 28 ndeshje me Dritën këtë sezon, duke arritur të shënojë tre gola dhe duke dhënë dy asiste për shokët e skuadrës. Më herët, ai ka qenë si protagonist edhe me skuadrat e Llapit, Prishtinës apo Vushtrrisë dhe, nëse marrëveshja me rrogozhinasit do të mbyllet me sukses, kjo do të ishte aventura e tij e parë jashtë kampionatit. Ai ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shpresa të Kosovës, me të cilët ka luajtur në pesë takime, çka tregon për një futbollist me potencial dhe që do të shtojë cilësinë në kampin e kampionëve të Shqipërisë.ggggggfEKSPERIENCA NË EUROPË – Kuptohet që Egnatia kërkon ta afrojë sa më parë në gjirin e saj Selmanin, për ta pasur gati për kupat e Europës. Jo më kot, sepse 25- vjeçari ka një eksperiencë në këtë kompeticion, tekssa ka luajtur në 14 takime, duke shënuar madje edhe një gol në të kaluarën. Bëhet fjalë për rrjetën ndaj Breidablik, e cila i dha fitoren skuadrës së tij për të kaluar më pas në raundin tjetër. Dihet që Europa kërkon lojtarë me eksperiencë që ta përballosh ashtu si duhet, për më tepër që rrogozhinasit duan të kalojnë sa më shumë ture, dhe pse jo të shkojnë deri në grupe.

Lajme të tjera |  Ancelotti flet për largimin nga Reali: Ishte një aventurë fantastike, trofetë flasin vetë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us