Gaz Bardhi mbledh nesër grupin e PD

 Kryetari i Grupt Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar ditën e nesërme mbledhjen e grupit të PD-së. Me anë të një mesazhi dërguar deputetëve demokratë, Bardhi i ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet mbleshja në orën 13:00. Vendi që do të mbahet mbledhja është kryesia e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us