Gazeta gjermane: Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Bavari?

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të enjte drejt Bavarisë në një takim tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian në Bavari të Gjermanisë. Kreu i Qeverisë shqiptare mori pjesë me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder. Por gazeta gjermane ka hedhur dyshime me lidhje me këtë udhëtim. Sipas Frankfurter Rundschau, Rama ka udhëtuar drjet Bavarisë për të promovuar marrëveshjen e arritur me Italinë sa i përket emigrantëve të paligjshëm. Sipas marrëveshjes, kampi do të ndërtohet në Gjadër të Lezhës, ndërsa shtrohet pyetja, a do ketë një marrëveshje të tillë dhe me Gjërmaninë?

Frankfurter Rundschau, shkruan se Rama ishte një nga kundërshtarët më të fortë të pritjes së emigrantëve të paligjshëm, ndërsa sot, kur ka nënshkruar një marrëveshje me Italinë, qasja e tij është krejt ndryshe. Gazeta gjermane shkruan se mbetet ende e paqartë se çfarë i ka ofruar Meloni në këmbim Ramës.

Lajme të tjera |  Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

“CSU- së tani i ka pëlqyer planit Meloni-Rama.Mbrojtja përmes Evropës nuk do të thotë mbrojtje brenda kufijve të BE-së, thotë kreu i grupit rajonal Alexander Dobrindt. Pa u zgjatur, ai e ftoi kryeministrin shqiptar në një vendstrehim në manastirin Banz në Frankoninë e Epërme. I rrethuar nga kreu i partisë Markus Söder dhe kandidati kryesor i Evropës Manfred Ëeber, Rama do të shpjegojë para kamerave të enjten se si emigrantët pa të drejtë qëndrimi mund të pengohen me një marrëveshje të bazuar në modelin italo-shqiptar. Sipas logjikës së Dobrindtit, kush do të paguajë 10,000 apo 20,000 euro për kontrabandë në të ardhmen, me vetëdijen se nuk do të përfundojnë në sistemin social gjerman, por do ta gjejnë veten me status mbrojtjeje jashtë BE-së”, shkruan gazeta.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us