Nata e ndërrimit të viteve dhe pritja e saj në gjirin e familjes është ndër netët, që festohet jo vetëm nga shqiptarët, por në mbarë botën. Të gjithë fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit gëzohen për këtë festë. Mirëpo, disa njerëz, nuk shkëputen dot nga puna.
Për shkak të profesionit të tyre, ata janë të detyruar të qëndrojnë në punë edhe gjatë 31 dhjetorit. Policët janë të detyruar që të ruajnë rendin dhe sigurinë. Ata do të duhet të sakrifikojnë gjumin e tyre, për mbarëvajtjen e rendit gjatë natës së ndërrimit të viteve. Zjarrfikësit duhet të jenë në gatishmëri, në rast se bie zjarr në ndonjë ndërtesë apo pallat në zona të banuara. Ata janë heronj gjatë vitit, por edhe në natën e ndërrimit të viteve. Gazetarëtjanë të detyruar të punojnë edhe në këtë natë festive. Ata do të informojnë njerëzit mbi gjithçka që ndodh gjatë natës festive.
Këngëtarët po ashtu nuk kalojnë dot natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së tyre.
Ata këndojnë në gëzime dhe ahengje, për njerëzit që festojnë. Individtët që punojnë në sektorin e shëndetësisë po ashtu do të duhet të qëndrojnë në gatishmëri në këtë natë. Doktorëtduhet të jenë gati për sëmundjet gjatë kësaj nate dhe incidentet e ndryshme të popullatës. Edheinfermierët punojnë më 31 dhjetor, pasi bebet e para të vitit të Ri priten pikërisht nga duart e tyre. Edhe shitësit, kamerierët, banakierët, DJdhe porofesione të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me shërbimet nuk festojnë pranë familjes.
Edhe taksistët punojnë në këtë natë, sepse udhëtimet gjatë ndërrimit të viteve janë të shumta. Të gjithë individët e festojnë Vitin e Ri në ambiente të ndryshme, disa në shtëpi e disa në vendin e punës. Më e rëndësishmja është që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ai që kaloi.