Gazifikimi i Korçës, kryeministri Rama takohet me presidentin e Azerbajxhanit

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për gazifikimin e Korçës janë kryer studimet paraprake dhe do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us