Gazment Bardhi: Keqardhje për deputetët që u lanë jashtë listave nga Berisha (koment dhe për Zegjine Çaushin)

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi i cili zgjodhi të shkonte nga anonte peshorja e forcës, pas largimit të Lulzim Bashës nga PD, në përmbyllje të legjislaturës së 10-të, u shpreh i keqardhur për ata që u lanë jashtë listave nga Sali Berisha, por që bënë një betejë jo të vogël brenda parlamentit.

“Secili prej kolegëve që nuk do të jetë më në parlament, pavarësisht në cilin krah kanë qenë brenda betejës, ka dhënë një kontribut shumë të vyer, ka qenë një zë i fuqishëm, do jenë një mungesë e rëndësishme për forcën brenda grupit parlamentar të PD, edhe eksperienca e tyre e gjatë është një element pozitiv që e forcon grupin dhe ndjej keq-ardhje që disa nuk do të jenë”, tha Bardhi për Report Tv.

Situata në PD, por dhe brenda grupit të ardhshëm parlamentar nuk është është më e njëjta. Ajo dominohet nga njerëzit e Berishës. Ndërsa rezultati zhgënjyes në Fier, ku ai ishte drejtues politik, qartazi mund të ketë lëkundur pozitat e tij.

Shtatori vë në dilemë edhe postin e tij si drejtues i grupit të deputetëve. Sali Berisha mund të mendojë zëvendësimin e tij. Edhe ai vetë, nuk e ka një përgjigje nëse do të vijojë të drejtojë ligjvënësit e rinj të opozitës.

“Është gjëja e fundit që mendoj në këto momente, po merremi me atë që ndodhi më 11 maj”, thotë Bardhi.

Lajme të tjera |  “S’je robot, o shok”! Akademia Politike i uron ditëlindjen Ramës me një video

Por, për grupin e ri parlamentar që vjen në shtator, shpreson që: “të jetë një grup kompakt për interesat e qytetarëve“.

Por, edhe përbërja parlamentare e PS-së në Kuvend do të ndryshojë. Mes tyre do të jetë edhe Zegjine Çaushi, që arriti të ruante vendin në parlament edhe pasi rinumërimi ia hoqi përkohësisht mandatin. Për të, Gazment Bardhi ka këtë koment:

“Nuk është ai niveli im i të bërit politikë, vulgariteti është ai që simbolizon Belinda Ballukun dhe karrierën e saj politike. e ka nisur në mënyrë vulgare dhe do ta mbyll në mënyrë vulgare. Dhe individi nuk është individi Zegjine, është Belinda Balluku.  Ai lloj niveli bën dialog vetëm me Belindën dhe nivelin e saj, fatkeqësi për PS, që nga një partie madhe, të përfundojë në nivel vulgariteti, por ky nuk është problem i opozitës, aq më tepër kur Rama nuk e ka fshehur që kontrollon pjesën tjetër të kuvendit në rradhët e maxhorancës.”

Lajme të tjera |  Çmimet e larta të banesave/ Eksperti: Një familjeje, i duhen 20 - 28 vite për të blerë një apartament në Tiranë

Por a do të ulet PD me PS në legjislaturën e re për të rishkruar rregullat e lojës elektorale?

“Do të jetë vendimmarrje ekskluzive e grupit të ri parlamentar“, thekson Bardhi.

Parlamenti i ri që mblidhet në shtator doli nga zgjedhjet e 11 majit, për të cilat Gazment Bardhi thotë se nuk pati garë mes 2 partive, por një partie dhe shtetit që vuri në funksion të PS çdo mjet të tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us