Gazment Bardhi mbledh nesër grupin e PD

Disa ditë para nisjes së axhendës parlamentare, Gazment Bardhi ka thërritur mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike. Mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme në Kryesinë e Kuvendit, në orën 12:00. Ndërkohë raportohet se në fokus të takimit do të jetë zyrtarizimi i axhendës opozitare në Kuvend, duke qenë se të hënën nis zyrtarisht punimet dhe Kuvendi i Shqipërisë, ku do të mbahet dhe seanca plenare.

Në mbledhje, do të jenë dhe deputetët që mbështesin Sali Berishën, por ky i fundit jo, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata e Posaçme, për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në lidhje me hetimet që po kryehen për privatizmin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Lajme të tjera |  Helmim MASIV në Dibër, disa persona paraqiten në spitalin e Peshkopisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us