Gazment Bardhi zbulon ç’po “gatuhet” në PD: Jemi drejt bashkimit të opozitës, në një koalicion të gjerë

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se tashmë janë drejt bashkimit të opozitës në një koalicion të gjerë opozitar.

Bardhi ka komentuar po ashtu edhe masën e arrestit në shtëpi të Sali Berishës, duke e cilësuar si një masë të panevojshme, ndërsa ndërprerja e komunikimit me publikun sipas tij është tejkalim.  Sipas tij Prokuroria mund ta kishte hequr masën.

“Kemi lënë mënjanë konfliktin, në fokus bashkimi. Po punojmë për bashkimin në një formacion të opozitës dhe shumë shpejt do të kemi zhvillime sa i përket bashkimit”, është shprehur ai ndër të tjera.

“Ligji i PS për Komisionet Hetimore, mekanizëm i mazhorancës. I jam drejtuar me letër zyrtare Presidentit Begaj. Presidenti të ngrihet në lartësinë e përfaqësuesit të popullit”, tha ai.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi për aksionin te Bankers: Janë vjedhur 12-15 miliadë euro nga nëntoka shqiptare. Kompania s’ka paguar taksa për 21 vite

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us