Seanca për emërimin e ministrave të rinj ka nisur me debate.
Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.
Ai është përplasur me Lindita Nikollën, duke i thënë se ka gënjyer sallën me arsyen e largimin nga posti i kryeparlamentares duke u shprehur se është sëmurë.
Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se duhet t’i vijë turp me fjalët që përdor dhe insinuatat që krijon.
Gjithashtu Nikolla ka rrëzuar kërkesën e Grupit të PD për seancë me debat 6 orë në lidhje me ndryshimet.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave të bëhej përmes një debati parlamentar prej 6 orësh.
Bardhi: Gënjeve Parlamentin dhe sallën, the jam sëmurë. Ju zbatoni kodin mafioz.
Nikolla: Ti je i përjashtuar s’mund të marrësh fjalën për procedurë.
Bardhi: Si nuk të vjen turp?
Nikolla: Ty të të vij turp për fjalët që përdor dhe për insinuatat që krijon