Shkëlzen Berisha ka mbërritur në ambientet e GJKKO, ku do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, për shkak të komunikimeve të shumta që ai ka pasur me Fatmir Mediun, gjatë kohës së shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Në një komunikim të shkurtër që pati para se të futej në ambientet e Gjykatës, Berisha tha se do të fliste për gazetarët pas seancës.
“Do të flas kur të dal nga gjykata”, tha Berisha, teksa iu drejtuar ambienteve të brendshme të GJKKO-së.