“Gështenja e Tropojës” bëhet projekt pilot i FAO-s për rritjen e zinxhirit të vlerës

Gështenjat e Tropojës tashmë janë të certifikuar me standardet e larta të cilësisë dhe një produkt unik që rritet në gjendje të egër dhe me një potencial të lartë për të rritur fitimet për banorët e zonës.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), në një projekt pilot po synon të vendosë zinxhirë të qëndrueshëm të vlerës së gështenjës në rajonin e Tropojës Veriore.

Sipas FAO-s, projekti parashikon zbatimin e masave për kontrollin biologjik të dëmtuesve dhe njeh rëndësinë e ndërhyrjeve të mirëplanifikuara dhe afatgjata në zona të përzgjedhura.

Nisma e FAO-s “Një vend, një produkt prioritar” fokusohet kryesisht në zonat malore të rrethit verior të Tropojës në Shqipëri, i cili ka mbi 2000 hektarë masiv pyjor gështenjash. Përafërsisht 70 për qind e banorëve të tij jetojnë në zona malore, ku është i përqendruar masivi.

Lajme të tjera |  Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi: Opozita do t’i përgjigjet luftës së Edi Ramës!

Projekti “Zhvillimi i qëndrueshëm i zinxhirit të vlerës së gështenjës” do të zgjasë nga viti 2023 deri në vitin 2025. Nisma synon rigjallërimin e zinxhirit të vlerës së gështenjës, duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e gështenjës, me fokus në zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara dhe pozicionimin e produkteve të gështenjës në tregun rajonal, sqaron më tej FAO.

Tashmë po bëhen përpjekje për të rritur konsumin e brendshëm të gështenjave. Janë organizuar festivale lokale të gështenjës dhe aktivitete kulturore për të promovuar produktet vendase të gështenjës.

FAO synon të mbështesë prodhimin Gështenjës duke nisur që mbrojtja ndaj insektit” Grerëza e tëmthit të Gështenjës aziatike”.

Gështenjat kanë një rol jetik ekologjik, me funksione kyçe hidrologjike, klimatike dhe mbrojtëse, që nënvizon rëndësinë e tyre si për të siguruar ekosisteme të shëndetshme ashtu edhe për zhvillimin e komuniteteve rurale.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Për më tepër, aspektet ekonomike dhe mjekësore të gështenjave, duke përfshirë prodhimin e frutave, drurit, miellit dhe mjaltit kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në forcimin e ekonomisë rurale të vendit.

Aktualisht sa i përket këtij fruti janë ngritur struktura të magazinimit në Tropojë dhe prej vitesh janë funksionale kanalet eksportit me Italinë, mirëpo ende nuk gjen përpunim në vend.

Tani me rritjen e turistëve përpunimi i gështenjës do të mund të rriste më të tej të ardhurat nga ky produkt./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us