Viti i Ri 2024 sapo ka ardhur. Akrepat janë 00:00 dhe një vit tjetër do të vijë për të gjithë shqiptarët. Tirana ka festuar këtë festë të madhe në sheshin kryesor “Skënderbej”, me fishekzjarre dhe koncerte.
Festime nuk ka vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit. NGa veriu në jug, qytetet e Shqipërisë janë zbukuruar për festat e fundvitit.
Shqiptarë, por edhe turistë të huaj kanë vendosur ta festojnë natën e ndërrimit të viteve në vendin tonë.
Koncerte ka në Tiranë, por edhe në Korcë, qytet që është kthyer në vend turistik, mjaft i preferuar. Edhe në Durrës, Shkodër, Vlorë etj kanë nisur festimet. Stafi i FokusNews. Al–t ju uron GËZUAR VITIN E RI 2024!