Flamurtari kërkon të bëjë lëvizje të bujshme në merkato për të tentuar edhe trofe në rikthimin në Superiore. Për këtë oferta e bërë për Gianni de Biasin për të drejtuar kuqezinjë në elitë është mëse reale, por duket e vështirë.
Kjo pasi ish-timonieri i Kombëtares shqiptare ka kërkuar minimalisht 500 mijë euro. Shumë kjo mjaft e lartë për një ekip shqiptar, i cili siç dihet tashmë prej më shumë se 5 vitesh nuk ka luajtur as në Superiore dhe as në Europë.
Por sërish në Vlorë besojnë te ky operacion. Sinan Idrizi kërkon sërish ndihëm e Igli Tares, për të ndërmjetësuar në uljen e çmimit. Diskutimet mes palëve vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje.