Gjadri mund të shndërrohet në qendër strehimi për të dënuarit e dëbuar nga Italia

Qeveria italiane po shqyrton manovra ligjore se si të shmangë bllokadën e gjykatave vendase për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë për emigrantët.

Opsionet në tryezë nuk janë të shumta dhe njëri prej tyre, siç shkruajnë mediat italiane është transformimi juridik i këtyre dy qendrave, nga qendra pritjeje për emigrantët që kapen në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut, në qendra strehimi për emigrantët me status të paligjshëm që kapen në Itali dhe për të cilët ka një vendim dëbimi.

Transformimi juridik i këtyre dy qendrave do të shmangte përplasjen mes qeverisë së Giorgia Melonit dhe gjykatave vendase. Sipas ministrit italian të Çështjeve Europiane, Tomaso Foti, ndryshimi i objektit të dy qendrave duhet të ndodhë para fundit të muajit mars, kur pritet që Gjykata Europiane e Drejtësisë të dalë me një vendim në lidhje me përplasjen për transferimin e azilkërkuesve në Shqipëri.

Lajme të tjera |  SHKARKIME, PRESIONE dhe debate, zbardhet MESAZHI i Ramës gjatë mbledhjes në Bashkinë e Vlorës!

Shndërrimi i dy qendrave të pritjes së azilkërkuesve në qendra riatdhesimi, propozon ministri italian, mund të bëhet me anë të një ligji. Por, duke cituar njohës të së drejtës ndërkombëtare dhe ekspertë ligjorë, mediat italiane shkruajnë se ndryshimi i statusit të dy qendrave cenon marrëveshjen me Shqipërinë.

Sipas tyre, marrëveshja parashikon pritjen dhe strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve që autoritetet italiane kapin dhe ndalojnë në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe dhe jo strehimin e emigrantëve të paligjshëm që kanë një vendim dëbimi nga autoritetet italiane. Përgjithësisht, në këtë kategori futen persona me precedentë penalë, mes të cilëve edhe ata që pasi vuajnë dënime të ndryshme në burgjet italiane dëbohen prej vendit.

Kjo është arsyeja se përse ligji i Giorgia Melonit nuk do të mjaftojë, por do të duhet që të kërkohet miratimi nga pala shqiptare për ndryshimin e objektit të punës së dy qendrave të ngritura në Shqipëri.

Lajme të tjera |  Rindërtimi i aksidentit/ Si vdiq Diogo Jota, komunikata e policisë: Çfarë ndodhi gjatë parakalimit (VIDEO+FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us