Deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili sot ka edhe ditëlindjen, i është bërë një surprizë teksa po vëzhgonte numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik.
Kolegia e tij, Elda Hoti e surprizoi me një tortë ditëlindjeje Gjekmarkajn në ambientet e Parkut Olimpik.
Të pranishmit e shoqëruan këtë moment me duartrokitje dhe e uruan atë.
Gjekmarkaj mbushi 51 vjeç dhe për ditëlindje mori edhe urimet e Bledi Çuçit.