Një arsenal armësh është gjetur në një fhsat të Gramshit. Mësohet se policia ka gjetur një sasi të madhe granatash dhe arkash me fishekë.
“Gramsh/Informacion paraprak. Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë.
Eshtë e paqartë se kujt i përkiste municioni dhe rrethanat e gjetjes së tij.