Gjendet i pajetë një person te rrethi i Yzberishtit

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në zonën e Yzberishtit.

Policia bën me dije se 75-veçari është gjetur në zonën e njohur si Rrethi i Yzberishti dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.

Lajme të tjera |  Romina Kuko: Zegjine Çaushi në Parlament? Edhe Zelensky ishte komedian përpara se të bëhej president

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us