Një fëmijë i mitur rreth 3-4 vjeç është gjetur nga qytetarët pak çaste më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Policia thotë se i mituri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka veshur xhinse dhe një bluzë ngjyrë blu me kapuç. Policia i bën thirrje familjarëve të kontaktojnë ose të paraqiten pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Njoftimi:
Më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.
Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Duke iu falenderuar për bashkëpunimin.