Gjendet një varr masiv me 30 kufoma në Gaza! Viktimat të lidhur me pranga

Autoritetet palestineze kanë kërkuar një hetim ndërkombëtar pasi një varr masiv u gjet në Gaza me trupat e dekompozuar të të burgosurve palestinezë, të cilët ishin të lidhur dhe pranga. Të paktën 30 trupa u gjetën në “qese të zeza plastike” pranë shkollës Hamad në Gazën veriore, ndërsa zyrtarët palestinezë akuzuan ushtarët izraelitë për vrasjen e civilëve “në stilin e ekzekutimit”.

Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të mërkurën për ato që i përshkroi si “masakra izraelite”, duke kërkuar që një ekip të vizitojë Gazën “për të zbuluar të vërtetën dhe dimensionet e gjenocidit ndaj të cilit është i ekspozuar populli ynë”.

Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se viktimave iu lidhën sytë, u torturuan dhe u vranë përpara se të vendoseshin në qese.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

“Ndërsa po pastronim, hasëm në një grumbull rrënojash brenda oborrit të shkollës. U tronditëm kur morëm vesh se dhjetëra trupa të vdekur ishin varrosur nën këtë grumbull”, tha një dëshmitar për Al Jazeera.

“Në momentin që hapëm qeset e zeza të plastikës, gjetëm trupat tashmë të dekompozuar. Ata I kishin sytë, këmbët dhe duart të lidhura,” shtoi dëshmitari.

Hamasi tha se organizatat e të drejtave të njeriut duhet të “dokumentojnë” varrin masiv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us