Gjendet zëvendësuesi i Carës, talenti i Kombëtares U-21 transferohet te Partizani

Besar Gudjufi është lojtari më i ri i Partizanit. Zyrtarizimi i tij në kryeqytet është thjeshtë çështje orësh.

Sulmuesi ka mbërritur në Tiranë nga skuadar e Shkupit dhe do të marrë vendin e lënë bosh nga largimi i Tedi Carës. Sipas “Sportmania” bëhet me dije se lojtari i Kombëtares U-21 është transferuar te “Demat” dhe bëhet kështu transferimi i dytë i tyre në këtë merkato.

20-vjeçari luan si sulmues i majtë, me Guxhufin që do të tentojë të fitojë besimin e Alensandar Veselinovic per pjesën e dytë të sezonit.

Lajme të tjera |  'Shkrihet' KF Tirana, klubi konfirmon tetë largime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us