Gjermania do të marrë 15 miliardë metër kub gaz përmes Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme

Gjermania do të marrë 15 miliardë metër kub gaz në dhjetë vitet e ardhshme përmes Shqipërisë. Kompania publike gjermane e gazit SEFE nënshkroi kontratën me azerbajxhanasen Socar për të marrë 1.5 miliardë metër kub gaz në vit përmes gazsjellësit Trans Adriatik, i cili kalon përmes shqipërisë.

Kompania e lindur nga hiri i Gazprom Gjermanisë, me shpronësimin dhe shtetëzimin e vendosur nga Berlini në vitin 2022 kishte vendosur se nuk do të blinte më gaz me origjinë ruse si dhe do të shmangte transportimin e tij përmes Ukrainës.

Prandaj, furnizimet do të kalojnë nga gazsjellësi Tap, pjesa e fundit e të ashtuquajturit Korridori Jugor i Gazit, i cili lidh depozitat e Azerbajxhanit në Detin Kaspik me brigjet e Pulias duke kaluar përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Veliaj flet për Nesti Angonin: Një njeri i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë

Në vitin 2024, Italia importoi 10.3 miliardë metra kub nëpërmjet Tap, një tubacion gazi që teknikisht mund të forcohet deri në dyfishimin e kapacitetit të tij. Kapaciteti i eksportit nga Italia për në Evropën Veriore nuk përbën problem problem, pasi së fundmi ai u rrit në 9 miliardë metra kub.

“Ky partneritet – thuhet në njoftimin e përbashkët për shtyp nga SEFE dhe Socar – do të mbështesë investimet në prodhim dhe infrastrukturë, si kompresorë, duke rritur sasinë e gazit që vjen në Evropë përmes tubacioneve dhe duke garantuar kështu sigurinë e furnizimeve në kontinent”.

“Ne po hapim një rrugë të re për të lejuar vëllime të konsiderueshme të gazit të arrijnë në Evropë, duke diversifikuar portofolin tonë dhe duke rritur sigurinë për klientët tanë,” shtoi CEO i SEFE Egbert Laege.

Lajme të tjera |  Ish-ministri i Mbrojtjes: Në 1997 e shkatërruam ushtrinë vetë. Dëmi ishte miliarda!

Gjermania u vu në vështirësi energjetike pas fillimit të luftës në Ukrainë. Përveç pamundësisë për të marrë gaz nga Rusia për shkak të sanksioneve perëndimore, Berlini u detyrua të hiqte dorë edhe nga një burim tjetër shumë i rëndësishëm, ai i nuklearëve. Ndaj marrëveshja për të importuar gazin azer përmes Shqipërisë, furnizimet e të cilit do të fillojnë vitin e ardhshëm, shihet si një shpëtim për sigurinë energjetike të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us