Gjermania i ndalon hyrjen dhe aktivitetet politike ish-ministrit grek Yanis Varoufakis

Gjermania ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend si dhe të gjithë veprimtarisë politike për ish-ministrin e Financave dhe kreun e “MeRA 25”, Yanis Varoufakis së bashku me dy persona të tjerë.

Sipas një reagimi nga partia e Varoufakis, ndalimi i hyrjes së tij dhe të gjithë aktivitetit të tij në Gjermani është bërë pas thirrjeve të tij për armëpushim në Gaza si dhe ndalimin “e gjendocidit ndaj palestinezëve”.

Sipas një gazetari grek që ishte i pranishëm në aktivitetin pro-palestinë të mbajtur në Berlin, policia gjermane i kishte paralajmëruar të mos përdornin gjuhë anti-semite.

Një një moment gjatë eventit, një palestinez që po fliste përmes një telekonference deklaroi “se po të ishte edhe ai në moshë të re do të merrte pjesë në luftën kundër izraelitëve”.

Në këtë moment ka ndërhyrë policia gjermane duke mbyllur eventin dhe shpërndarë të pranishmit.

Lajme të tjera |  Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër

Reagimi i partisë së Varoufakis:

Sot, Ministria e Brendshme e Gjermanisë lëshoi një “Betätigungsverbot” (ndalim aktiviteti) kundër Yanis Varoufakis dhe dy akademikëve të tjerë pasi policia bastisi konferencën për Palestinën, e cila do të mbahej në Berlin.

Kjo nënkupton jo vetëm ndalimin e hyrjes në Gjermani, por edhe pjesëmarrjen dhe aktivitetin online në ngjarjet politike në vend, me qeverinë gjermane që kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit.

Dy personat e tjerë të ndaluar janë akademiku Salman Abu Sita dhe kirurgu, kancelari i Universitetit të Glasgoë, Ghassan Abu Sita, i cili u arrestua dhe iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit.

Të dy, së bashku me Yanis Varoufakis, do të merrnin pjesë në Konferencën për Palestinën e organizuar nga “Zëri Hebre për Paqe” dhe MeRA25 Gjermani, me një kërkesë për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza.

Lajme të tjera |  Erdogan i drejtohet homologun iranian: Turqia është gati të ndërmjetësojë në konfliktin me Izraelin

Deficiti demokratik në Evropë po bëhet gjithnjë e më i madh. Gjermania, para së gjithash, e di më së miri se çfarë rreziqesh paraqet ky qëndrim. Është koha që qytetarët demokratë të marrin qëndrim kundër një Evrope që është zhytur sërish në errësirë”, tha MeRA 25.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us