Gjermania ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës një sistem mbrojtës ‘Patriot’ pas kërkesave të njëpasnjëshme të presidentit Volodomyr Zelensky.
Çështja e mbrojtjes ajrore të Ukrainës u ngrit edhe në Parlamentin Europian. Aktualisht në Europë ka rreth 100 sisteme të tilla, të prodhimit amerikan, por ato konsiderohen jetike për ushtrinë ukrainase në përpjekje për të rrëzuar raketat ruse, sulme që po bëhen gjithnjë e më tepër intensive.
“Gjermania do të furnizojë Ukrainën me një sistem tjetër të mbrojtjes ajror Patriot. President Zelensky më informoi sot në telefon për sulmet masive ajrore ruse në infrastrukturën civile të energjisë. Ne qëndrojmë të palëkundur në anën e Ukrainës”, njofton kancelari gjerman Olaf Scholz.
Ukraina besohet se ka patur në dispozicion që pas pushtimit rus rreth 8 sisteme të tilla, ndërsa 3 apo 4 dyshohet të jenë shkatërruar gjatë sulmeve ruse.