Tedi Cara u bë protagonist në javën që lamë pas në kampionatin ukrainas me skuadrën e Oleksandriya. Ish-ylli i Partizanit arriti të gjejë dy gola në fitoren ndaj Vorskla Poltava me shifrat 3-1.
Këto ishin golat e parë të 25-vjeçarit shqiptar në kampionatin ukrainas në tetë sfida të zhvilluara. Paraqitja fantastike e Tedi Carës këtë fundjavë është vlerësuar edhe nga “Sofascore”.
Ish-sulmuesi i Partizanit është në formacionin e javës në kampionat për javën e 25-të të kampionatit me notën 8.7 i vlerësuar. Vetëm portieri Oleksiy Palanarchuk ishte më mirë se Cara me notën 8.9 i vlerësuar si më i miri.