Ardon Jashari është kthyer në objektivin e Milan gjatë kësaj merkatoje. Shqiptari është një dëshirë e Igli Tares dhe Massimiliano Allegrit për sezonin e ri.
Siç dihet prej javësh tashmë vazhdojnë bisedimet me Club Brugge për transferimin në Itali. Por së fundmi në skenë ka dale edhe një tjetër skuadër që kërkon shqiptarin.
Borussia Dortmund synon Jasharin dhe drejt tij kanë nisur hapa konkret. Madje drejtuesit gjermanë kanë kontaktuar drejtuesit zvicerian për këtë lëvizje. Madje janë të gatshëm të shpenzojnë milionat.
Për të lënë të lirë Jasharin, Club Brugge kërkon minimalisht 35 milionë euro, shumë e përballueshme nga gjermanët, pasi të konkretizojnë shitjen e Jamie Gittens. Kjo i prish shumë punë Igli Tares, i cili dëshiron ta veshë me ngjyrat kuqezi.