Gjimshiti lë pas dëmtimin, mbrojtësi kuqezi gati të rikthehet në fushë

Me afrimin e ndeshjes ndaj Fiorentinës, Atalanta merr një lajm të mirë në frontin e mbrojtjes. Gjatë stërvitjes së djeshme, Sead Kolasinac dhe Berat Gjimshiti u rikthyen pjesërisht në punë me grupin, duke rritur shpresat për një rikthim të shpejtë në fushë.

Është befasuese shpejtësia e rikuperimit të Gjimshiti, i cili vetëm dy javë më parë pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes me kombëtaren shqiptare.

Të dy mbrojtësit mund të grumbullohen për ndeshjen e nesërme, por mbetet e vështirë që ata të nisin atë si titularë. Megjithatë, ka të ngjarë që ata të mund të jenë në kapacitet të plotë për ndeshjen e Champions League kundër Arsenalit.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Mes shumë zërave për largim, Rey Manaj bën postimin e papritur për Sivasspor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us