“Gjithçka tek Vora është menduar për të ardhmen”, trajneri Bellai: A do jem trajner edhe për sezonin e ardhshëm? Kam folur me presidentin

Vora u shpall kampione e Kategorisë së Parë këtë sezon dhe vitin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Superiore. Trajneri i vorakëve, Arjan Bellai doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Arritëm atë që nuk kishte ndodhur deri më sot. Ishte një arritje e madhe, dëgjova dhe fjalët e tuaja për Vorën. Ne kemi një plan afatgjatë, është një projekt që ka ardhur çdo vit duke u rritur. Gjithçka është menduar për të ardhmen. Çdo trajner duhet të bëjë punën e tij për të patur një ekip të mirë, siç bëmë këtë vit me presidentin. Kemi dhënë maksimumin dhe morëm tashmë djersën që kanë derdhur këta çuna në fushën e lojës.

Lajme të tjera |  “Nuk do jemi kalimtarë”, Drejtori i Vorës, Tragaj: Ishim të ndërtuar për Superiore, por nuk menduam se do shpalleshim kampionë

Sa më është dhënë mundësia i kam ndjekur ndeshjet e Superiores, është tjetër nivel. Duhet të përgatitemi për të dalë të nderuar atje. Kur kemi luajtur futboll e dimë, kur thotë fjalë të mira trajneri futbollisti kënaqet. Mundohemi të jemi me këmbë në tokë, duke mos i fryer shumë futbollistët. Në futboll një trajner që punon, besoj se asnjëherë nuk do dali pa sukses. Kemi folur me presidentin, i kemi bërë disa plane. Që nga sot e tutje do të flasim për të ardhmen time dhe të ekipit.

A do jem trajner për sezonin tjetër? Do jua njoftoj, kemi rënë dakord për shumë gjëra. Është kënaqësi të jesh trajner i Vorës, je pa presion ke çdo mundësi.

Lajme të tjera |  Tek Besiktasi nuk kanë dyshime, sulmuesi do të largohet në fund të sezonit

A do qëndrojë Ruzgis? Ai do të jetë pjesë e ekipit të Vorës edhe për vitin tjetër. Do të vazhdojë stërvitjen sepse në qershor do të grumbullohet me ekipin Kombëtar të Lituanisë dhe duhet të nderojë veten dhe kombin e tij.

Herën e parë pas ndeshjes me Burrelin që siguruam Superioren, bëra urimet më të mira të mijat për të gjithë këtu. Tashmë uroj dhe familjen time që është gjithçka. Ndërsa medaljen do t’ia dhuroj tifozit tim më të mirë që kisha deri më datë 1 janar, babait tim”, u shpreh Bellai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us