Gjithë sy e veshë nga “Olimpico”, derbi shqiptarësh luhet në Serie A

Mbrëmjen e sotme në Serie A do të ketë derbi shqiptarësh. Futbollistët e Kombëtares shqiptare do të duelojnë mes tyre në “Stadio Olimpico” në orën 20:45.

Në këtë sfidë do të sfidohen mes tyre Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani. Të dy futbolistët pritet të kenë minutat e tyre dhe ku do të synojnë të lënë gjurmë me ekipet e tyre.

Duel shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë fitoren për të vazhduar ngjitjen në klasifikim.  Të dyja ekipet kanë kuotë të njëjtë pikësh dhe është një duel direkt për vendin e 3-të mes tyre. Aktualisht Interi ndodhet në vendin e 3-të, Fiorentina në vendin e 4-të dhe Lazio në vendin e 5-të me kuotë të njëtë pikësh, 31.

Lajme të tjera |  Nga Al Hilal në Shqipëri, kampionët sigurojnë shërbimet e mesfushorit brazilian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us