“Gjithmonë me ty dhe për ty”, ish-sulmuesi i Superiores tregon mbështetje maksimale për Shqipërinë

Pak orë na ndajnë nga super beteja Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Air Albania”. Kombëtarja shqiptare do të kërkojë sonte me padyshim fitoren ndaj serbëv, pasi duan vazhdimësi.

Në prag të kësaj përballjeje, Taulant Seferi në rrjetet e tij sociale ka mbështetur djemtë kuqezi për këtë sfidë. “Forca Shqipëria gjithmonë me ty dhe për ty”, shkruan ish-sulmuesi i Tiranës.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho, Taulant Seferi nuk bën pjesë, për shkak të disa zgjedhjeve të tjera që ka bërë trajneri brazilian. Megjithatë, ai padyshim është në mbështetje të Shqipërisë sonte.

“Gjithmonë me ty dhe për ty”, ish-sulmuesi i Superiores

Lajme të tjera |  Sot Shqipëria sërish kundër Serbisë! "Deja vu" e 2014-Si ndezi Ismail Morina zemrat e shqiptarëve me dronin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us