Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë të shtunë nga Roma rrëzimin që Gjykata Kushtetuese i bëri marrëveshjes me Italinë për emigrantët e paligjshëm nga vendet e Afrikës. Sipas Kryeministrit, marrëveshja nuk është përfundimtare ndërsa shtoi se nuk ka asgjë antikushtetuese. Po ashtu kreu i Qeverisë u shpreh se nëse do të ishte kërkuar nga ndonjë vend tjetër nuk do të kishte pranuar, por shqiptarët janë në “borxh” me Italinë.
Edi Rama: Personat e shpëtuar në kuadërtë marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë nuk do të lihen në det apo do të dërgohen në Guantanamo apo në një kamp përqendrimi siç thonë disa. Duhet të kemi respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit dhe të Guantanamos.
Rama ndodhet në Romë me ftesë të Melonit ku po merr pjesë në një takim të partisë së Kryeministres italiane. Po ashtu referuar mediave të huaja pritet që Rama, Meloni dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak të zhvillojnë një takim, ku në fokus d të jetë çështja e emigrantëve.